Komisioni i Reformës Territoriale, demokratët bojkotojnë, aleatët e Berishës ulen në tryezë me socialistët

Nov 11, 2025 | 12:40

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni i Reformës Territoriale për të bërë konstituimin.

komisioni i reformes territoriale

Komisioni drejtohet nga socialisti, Arbër Mazniku, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë.

PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë.

Por  ajo që u vu re ishte prezenca e aleatëve të Partisë Demokratike, konkretisht Vangjel Dule nga PBDNJ dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë.

Ky komisioni bashkëdrejtohet edhe nga Luçiano Boçi i PD, por që nuk ishte i pranishëm. Mazniku deklaroi se janë të hapur për një bashkëpunim me opozitën.

“Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën siç u tregua me të gjitha kërkesat që opozita pati për krijimin e këtij komisioni dhe janë adresuar nga mazhoranca. Më vjen keq që sot anëtarët e PD nuk erdhën në këtë takim dhe shpresojmë që kjo të mos jetë një problem dhe në vazhdimësi të kemi bashkëpunim dhe ndërveprim”, tha Mazniku.

© Panorama.al

Te lidhura