Kombësia, rrëzohet ligji i Gjendjes Civile

Sep 16, 2011 | 10:50

TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon dispoziten qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin e gjendjes civile, duke e cilesuar ate antikushtetues.

Vendimi eshte marre ne favor te padise se bere nga tri gjykata ne vend, qe kundershtonin kete dispozite te ligjit te Gjendjes Civile, duke kerkuar shpalljen si të papajtueshëm dhe ne kundershtim me ligjin.

Padia ne Kushtetuese u be nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, te cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 e 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të termit “kombësia” të përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, të termit “kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve”, të përcaktuar në nenin 42/2 germa “e” të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, si dhe të nenit 58 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”.

Sipas padise se bere tre gjykatat argumentonin se kjo pjese e ligjit cënon rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Gjatë kësaj kohe, këto gjykata kanë pezulluar edhe çështjet që kanë në shqyrtim deri sa gjykata Kushtetuese të shprehej në lidhje me elementin e kombësisë.

© Panorama.al

Te lidhura