Kolo Ture me doping: Piva ilaçe të gruas

Mar 5, 2011 | 11:59

Kanë qenë pilulat dietike ato që i kanë sjellë telashe mbrojtësit të Mançester Sitit, Kolo Ture. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë mund të pezullohet deri në 2 vjet, në rast se do të shpallet fajtor. Një nga këshilltarët e tij, Valere Gouriso, tha se 29–vjeçari kishte marrë në ushqim hapet dietike të gruas së tij Avo, pa e ditur se ajo ishte një substancë e ndaluar nga anti-dopingu. “Është e vërtetë që është pezulluar nga Siti. Ai ka rezultuar pozitiv në testet e pas ndeshjes me Mançester Junajtid. Është shumë i mërzitur me këtë situatë, sepse gjithçka ka ndodhur në mënyrë të pavullnetshme. Pilulat i ka marrë për të humbur në peshë dhe ato ishin të bashkëshortes së tij”.

© Panorama.al

Te lidhura