Kinë, 64 fëmijë në një furgon 8 vendësh!

Sep 18, 2011 | 12:05

HEBEI- Fëmijët nuk është se zënë shumë vend, por shoferi i një shkolle në Kinë i ka tejkaluar parashikimet. Në një furgon 8 vendësh, ai e ka hipur plot 64 fëmijë bashkë me mësuesin e tyre.

Ky fakt nuk i ka shpëtuar policisë e cila e zbuloi furgonin me mbingarkesën në një rrugë në provincën, Hebei.

Rrugët në Kinë janë konsideruar si më të rrezikshmet në botë, statistikat zyrtare flasin për 200 deri në 300 vdekje në ditë.

© Panorama.al

Te lidhura