Kidman, e penduar: Tani pa botox lëviz lirisht fytyrën

Mar 23, 2011 | 13:24

Mund të dukej më e re, pa rrudha në fytyrë e ballë, por një kavie eksperimenti, një fytyrë që nuk shprehte asgjë. Nikol Kidman rrëfehet e penduar që ka përdorur botoksin dhe këshillon të tjerat të mos bëjnë si ajo. Ta lënë moshën të bëjë të sajën, pa artificializma.

E intervistuar në Los Angelos për kopertinën e ‘Ok salute’, Kidman shprehet më në fund e qetë, me pamjen e saj natyrale. “Kam provuar botoksin për të mbushur rrudhat e ballit. A jam penduar? Po, shumë!”- thotë ajo.

Eksperimenti për rigjenerimin e pamjes së fytyrës i ka kushtuar shumë, pasi fytuyra e saj reagonte keq dhe Kidman shfaqej si e ngrirë. “Kështu që hoqa dorë. Nuk e përdor më dhe jam më në fund e lumtuar që kam shpëtuar, mund të lëviz me lehtësi ballin”- thotë ajo.

Në foton në kopertinë, Kidman është shfaqur natyrale, pa asnjë ‘njollë’ të fotoshopit dhe padyshim me rrudha në ballë e anash syve. ‘Ndihem mirë kështu si jam, nuk jetoj presionin psikologjik që të më detyrojë të ndalojë kohën me cdo kusht”- thotë ajo.

© Panorama.al

Te lidhura