Këshilli, OK ngritjes së Komisionit për Xhaminë e Madhe

Nov 10, 2011 | 21:40

Projekti i tretë,  i cili ndryshe nga dy të parët u miratua me unanimitet të plotë nga të gjithë këshilltarët e këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, ishte ai për ngritjen e një komisioni për Xhaminë e Madhe.

Kreu i grupit të opozitës, Aldrin Dalipi kërkoi që të zgjidhej sa më parë çështja e shpronësimeve, pasi sipas tij, ky ka qenë problemi që e kishte bllokuar projektin më parë.

Ndërkaq, këshilltarët e të dy grupeve kërkuan që çdo hap të ndërmerret në konsultim me përfaqësues të komunitetit mysliman në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura