Këshilli Bashkiak miraton projektin e sheshit “Skëndërbej”

Nov 10, 2011 | 21:24

TIRANE- Në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak ka miratuar një tjetër vendim të propozuar nga kryebashkiaku Basha, ai për sheshin “Skëndërbej”.

Pas diskutimeve, Këshilli Bashkiak ka miratuar projektin e ndryshuar për rehabilitimin e sheshit “Skëndërbej”, i cili sipas kryebashkiakut, Basha kap shifrën e 2.4 deri në 2.6 milionë euro.

Sipas kreut të bashkisë, sheshi nuk ka pësuar ndryshime sa i përket pjesës së infrastrukturës. Pak ditë më parë u njoftua se sheshi do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve pas 15 nëntorit, një hapje e cila pritet të lëhtësojë trafikun në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura