Dy këngëtaret e njohura, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, këtë vit kanë preferuar që në
pushime të shkojnë me shoqërinë e tyre, duke lënë mënjanë botën mashkullore. Argëtime pa fund, shëtitje në vende të ndryshme, freskia e ujit, si dhe largimi nga stresi dhe puna, kanë karakterizuar pushimet e këngëtareve seksi.
Nora Istrefi për të disatën herë me radhë ka zgjedhur bregdetin turk e, më saktësisht Keremin, për të kaluar disa ditë pushime të nxehta, pasi kishte përmbyllur një axhendë të tërë me koncerte në shumë qytete bregdetare, si dhe qytete kosovare. Nora këtë radhë me vete ka marrë disa mikesha të sajat, me të cilat kalon edhe një kohë të gjatë kur nuk është e angazhuar në muzikë. Së bashku me Norën, janë bërë edhe dy bukuroshe tjera, të cilat nuk e kanë lënë këngëtaren të vetme. Në anën tjetër, këngëtarja Tuna Sejdiu këtë radhë ka zgjedhur brigjet e shtrenjta të Monte Carlos për të kaluar një pushim të papërshkruar. Edhe Tuna, si Nora, në pushim ka qenë e shoqëruar nga disa mikesha. Këngëtarja ka shijuar jahtet luksoze gjatë pushimeve të saj. bl. re











