Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Manza, ku po mban takimin e radhës në kuadër të Foltores, sulmoi zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Kryedemokrati theksoi se Balluku kishte krijuar një “skemë”, përmes së cilës përfitonte 300 apartamentet që akuzohet, si edhe supermarketet e jahtet.
Sipas Berishës, zëvendës kryeministrja e marrë e pandehur jepte leje ndërtimi dhe më pas në këto ndërtesa përfitonte katet e para.
“Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di se si merrte ajo apartamentet. Ja jepte rrugën këtij, do të ndërtosh këtë segment ke edhe këto leje ndërtimi, dy katet e sipërme të ndërtesave janë të miat. Paratë tuaja i ke te ruga. Pensionistët nuk merrnin dot ilkaçet. Kurse ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete e dy jahte.
Secili prej jush të mos shkojë kërkund, të ndalet pak te porti i Durrësit. Porti është tokë publike, ndërmarrja kombëtare nr 1 e vendit, me ndikim të fuqishëm jo vetëm në Durrës se është në vendin më të duhur për transportin.”, tha Berisha.
© Panorama.al











