Kalimash, vdes një minator 46- vjeçar

Nov 28, 2011 | 15:56

KALIMASH- Një minator ka humbur jetën ditën e sotme në minierën e Kalimashit. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa minatori Xhevdet Batushi, 46 vjeç ka gjetur vdekjen, ndërsa ishte duke nxjerrë krom. Mësohet se në momentin që i ndjeri ishte duke nxjerrë krom, një masiv  është shkëputur duke i rënë në kokë, për pasojë 46 vjeçari ka mbetur i vdekur në vend.

Vetëm pak kohë më parë, në muajin shtator ngha rrëshqitja e një masivi kromi humbën jetën në minierën e Kalimashit dy minatorë të tjerë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura