Kalaja e Dodës,konflikt me armë mes kandidatëve

Mar 26, 2011 | 12:39

DIBËR- Përplasje me armë mes dy kandidatëve për kryetar komune në Kalanë e Dodës. Ngjarja, që për fat nuk ka shënuar të lënduar ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas policise, gjithcka ka nisur per nje parakalim me makine. Nga hetimet e para ka rezultuar se rreth orës 10.00 ne fshatin “Uje Mire” te Komunes ‘Kala e Dodës’ ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Bajram Himallari, 44 vjeç,  me detyrë kryetar i kësaj Komune dhe shtetasve Islam Ahmataj, Bujar Mahmutaj, (kandidat per kryetar komune), Islam Kupa dhe Remzi Kupa edhe keta banues në komunën ‘Kala e Dodës’.
Shtetasi Bajram Himallari ka qëlluar me pistoletë, të cilën e mbante me leje të organeve kompetente.

 

© Panorama.al

Te lidhura