Kajro, 13 të vrarë nga protestat

Mar 10, 2011 | 9:26

Trembëdhjetë njerëz humbën jetën gjatë përleshjeve mes myslimanëve dhe kristianëve në Kajro të Egjiptit, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse, që pas protestave që larguan Hosni Mubarakun muajin e kaluar. Pas përleshjeve, mjete ushtarake kanë patrulluar kryeqytetin egjiptian. Përleshjet ndodhën gjatë një protestë të një grupi prej rreth njëqind kristianësh, të cilët kërkonin të dënoheshin ata që dogjën një kishë në fshatin Soul gjatë javës së kaluar. Sulmi në kishë thuhet se ishte rezultat i një lidhjeje dashurie mes dy të rinjve të besimeve të ndryshme. Përplasjet mes dy grupeve fetare nisën gjatë të martës në mbrëmje dhe vazhduan edhe në orët e para të së mërkurës. Viktimat ishin qëlluar me armë zjarr. Për shkak të të shtënave, edhe ambulancat e kishin të vështirë të afroheshin në vendngjarje. Rreth 100 persona të tjerë u plagosën. Shumica e viktimave janë të krishterë. Përleshjet shpërthyen, kur një grup i të krishterëve e bllokoi një autostradë në jug të Kajros. Kjo ishte dita e dytë radhazi që ta po protestonin. Dhuna ka hapur një sfidë të re për ushtrinë, e cila po drejton aktualisht vendin.

© Panorama.al

Te lidhura