Një festë mes miqsh tek “Magazina”, kështu e kanë festuar 8 Marsin dy ish-banore të “Big brother 1”, Julinda dhe Juna. Ato vazhdojnë të punojnë njësoj sikur dhe përpara se të bëheshin të famshme dhe publiciteti mediatik nuk u është bërë monoton. Julinda punon si financiere, kurse Juna vazhdon duke kënduar tek “Magazina”. “Unë vazhdoj punën si financiere, ndërkohë që Juna këndon tek Magazina”, tregon në një prononcim të saj Julinda. Ajo ka mbaruar edhe masterin për financë, ndërsa Juna akoma është në studime, po ashtu për financë. “Sapo mbarova masterin për financë e pres ceremoninë ndërkohë që Juna po vazhdon studimet për financë”, shton më tej Julinda. E kur jemi tek jeta private ajo thekson se për momentin nuk janë të lidhura me dikë, por ofertat nga gjinia mashkullore nuk mungojnë. “Të dyja jemi në statusin ‘single’, edhe pse ofertat nuk mungojnë”, përfundon nën një buzëqeshje Julinda.











