TIRANE- Peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare iu bashkuan qytetaret e Tiranes dhe zonave perreth.
Te mbledhur ne bulevardin kryesor, qytetaret kane nenshkruan ne peticionin qe me pas do t’i dergohet Parlamentit të Shqipërisë, Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Bashkimit Europian dhe për dijeni trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Nëpërmjet peticionit kërkohet anulimi i ligjit të gjendjes civile, nje pike e te cilit favorizon ndërrimin e kombësisë dhe shpallja e paligjshme e formularit të regjistrimit me vetedeklarim etnie dhe feje.
© Panorama.al











