Jeta e vështirë e Rihannës: Im atë më ka shitur!

Mar 18, 2011 | 10:35

Që Rihanna nuk ka pasur një fëmijëri të lumtur, këtë tashmë e dinë shumë prej fansve të saj, por që marrëdhëniet me të atin të ishin prishur pasi ai nxirrte në pazar sekretet e së bijës, kjo shumë i ka lënë të befasuar. E ka rrëfyer vetë këngëtarja në numrin e fundit të Vogue America, kopertinën e së cilës e ka zënë me një pamje tejet sensual dhe me një krifë flokësh të kuqe gjak.

Këngëtarja ka treguar se i ati, Ronald Fenty e ka shitur. Sigurisht që I referohet sekreteve të saj, jetës intime, e madje edhe sendeve, përfshirë foto që I përkisin këngëtares. Të gjitha këto, sipas Rihannës ai ia ka dhënë gazetarëve të ndryshëm, kuptohet kundrejt shpërblimit.

‘Dhurata’ e fundit ishte shitja për një tabloid e fotove të saj kur ka qenë e vogël përfshirë edhe intimitete të së shkuarës. “Nuk është hera e parë që ndodh”- thotë ajo, duke iu referuar sherrit të bujshëm me ish të dashurin Chris Broën, që e gjakosi paq para ceremonisë për ndarjen e cmimeve. “Im atë shkoi e tregoi një tufë me dokrra për mediat, duke dhënë një version të tijin se si kishin ndodhur ngjarjet, ndërkohë që nuk më mori kurr në telefon as për të më pyetur se si isha, nëse isha gjallë, apo jo”- tregon ajo. 23 vjecarja, ka treguar se di t’ia dalë, e mesiguri do të ecë përpara edhe kësaj here. Fanët e saj mund ta admirojnë në kopertinën e Vogue America, ku Rihanna shfaqet e fotografuar nga Anne Leibovitz , veshur nga Chanel, në formë të shkëlqyer trupore.

© Panorama.al

Te lidhura