JAPONI- Një minutë heshtje është mbajtur sot në orën 14.46 në Japoni në kujtim të viktimave nga tërmeti i fortë që goditi një javë më parë dhe nxiti cunamin shkatërrimtar.
Bilanci zyrtar i të vdekurve dhe të zhdukurve nga cunami i së premtes së kaluar ka shkuar në të paktën 16.600, ndërsa më shumë se 6.500 njerëz janë konfirmuar të vdekur.
Tërmeti i javës së kaluar gjithashtu i dëmtoi katër nga gjashtë reaktorët në centralin bërthamor rreth 250 km në veri të Tokios.











