“Jam buf i bukur si Athinaja”- Rama ironizon opozitën nga Greqia: Jam shumë krenar se u kemi dhënë shqiptarëve skuadrën më të re dhe që ka më shumë eksperiencë për ta vënë flamurin kombëtar më BE!

Mar 29, 2025 | 18:16

Në takimin me shqiptarët në Kretë, Kryeministri Rama, tha me bindje se integrimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bëjë dikush tjetër përveç PS, ndërsa nuk kurseu ironitë për kreun e opozitës, Sali Berisha.

 “I gjithë populli ynë dhe vendi ynë do integrohet në BE! Besoj se e keni të qartë që këtë gjë nuk mund ta bëj dikush tjetër, ata që vijnë  këtu te ju dhe ju premtojnë gjithçka, ndërkohë që s’kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur. Këtë nuk ka për ta bëjë bufi i kënetës bashkë me të gjithë luhuninë  e zogjve të tij. Bufi i kënetës që thotë që unë jam i mençur, jam i bukur si Athinaja”, tha Rama

Rama u shpreh gjithashtu krenar për skuadrën e re politike që ka krijuar, duke theksuar se ajo përfaqëson një qeveri të fortë dhe të vendosur për t’i shërbyer të gjithëve, brenda dhe jashtë vendit.

“Jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër”, tha ai.

Rama: I gjithë populli ynë dhe vendi ynë do integrohet në BE! Besoj se e kepi të qartë që këtë gjë nuk mund ta bëj dikush tjetër, ata që vijnë  këtu te ju dhe ju premtojnë gjithçka, ndërkohë që s’kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur. Këtë nuk ka për ta bëjë bufi i kënetës bashkë me të gjithë luhuninë  e zogjve të tij. Bufi i kënetës që thotë që unë jam i mençur, jam i bukur si Athinaja.

Duke u referuar bufit të vogël  që ishte simboli i grekëve të lashtë dhe e morën dhe Romakët. Bufi i vogël nuk kishte lidhje me këneten, ndërkohë që bufi ynë në Tiranë, është i dalë nga shprehja e popullit, çfarë do aty o buf kënete.

Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qilimave. Dalin në diasporë dhe thonë, na jepni votën ne rinisë. Në listat e kandidatëve, kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ne, sot, jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër.

© Panorama.al

Te lidhura