Ivanov: Tendencë mashtrimi e njerëzve mbi bazë etnie

Mar 17, 2011 | 14:12

TIRANË- Presidenti maqedonas Gjeorgje Ivanov duke konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Shqipëri-Maqedoni ka pranuar se ka ende tendence të disa njerëzve për të manipuluar me emocionet e njerëzve.

Në përgjigje të pyetjes, nëse  implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do të kishte shmangur incidentet e fundit mes etnive në Maqedoni, por edhe zhvillimet politike, Ivanov ka deklaruar se “Shkaku nuk është Marrëveshja kornizë e Ohrit”. Sipas tij, Marrëveshja kornizë e Ohrit tani është Kushtetutë e Maqedonisë dhe  duhet të respektohet rendi kushtetues në një shtet.

“Ende në hapësirat tona kemi njerëz të cilët bëjnë përpjekje të manipulojnë me emocionet, me ndjenjat e njerëzve. Dhe ndihet një tendencë e disa njerëzve që t’i mashtrojnë njerëzit në një bazë etnike, në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Dhe në kushte të atilla, çdo problem mund të problematizohet në realitet”- ka thënë Ivanov.

© Panorama.al

Te lidhura