Ivanov kthen vizitën, më 17 mars në Tiranë

Mar 15, 2011 | 15:29

SHKUP- Presidenti i Republikës së Maqedonisë,  Gjorge Ivanov do t’i ktheje viziten homologut te tij, presidentit te Shqiperise, Bamir Topi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentit të Maqedonisë, Ejup Berisha, sipas te cilit Ivanov do te vije ne Tirane ne daten 17 dhe 18 mars, me ftesë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Sipas agjencise INA, Presidenti Ivanov përvec takimit me homologun e tij Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, do të ketë takime edhe me krerët e tjerë më të lartë të shtetit shqiptar.

Qëllim i kësaj vizite do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy palësh si dhe bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimeve euroatlantike

Gjithashtu me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë më 23 dhe 24 mars të këtij viti për vizitë zyrtare të parë historike dyditore në vendin tonë do të vije Presidenti i Republikës së Kosovës Behxhet Pacolli.

© Panorama.al

Te lidhura