“Italia nuk është banane!”- Meloni: Jo taksimit të jashtëzakonshëm të të ardhurave më të larta, ulje të taksave për klasën e mesme!

Jun 10, 2026 | 15:23

“Vendi ynë nuk është banane. Këtu rregullat respektohen, sepse nuk ka treg pa rregulla”.

meloni

Kështu tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fjalimin e saj sot (10 qershor) në asamblenë e shoqatës tregtare italiane Confcommercio, duke iu referuar masave të fundit të miratuara nga qeveria e saj për të kufizuar fenomenin e bizneseve të vogla tregtare, që shpesh mbyllen disa muaj pasi kanë filluar veprimtarinë e tyre pa paguar taksat ndaj shtetit.

“Ne e hedhim poshtë taksimin e jashtëzakonshëm të të ardhurave më të larta, si qeveri duam të ulim taksat mbi klasën e mesme. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, me qëllim arritjen e rezultateve më domethënëse, sepse besojmë se, pas dekadash sakrificash, qytetarët kanë të drejtë të zotërojnë një pronë”, shtoi kreu i qeverisë së Romës.

Së fundmi, duke iu referuar sektorit të energjisë, Meloni theksoi:

“Nëse duam të kufizojmë rritjen e inflacionit, e cila është për shkak të krizës energjitike, dhe në të njëjtën kohë të shpëtojmë një sektor me rëndësi themelore për vendin tonë – siç na e ka treguar kriza e koronavirusit, nuk duhet të kemi frikë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme”.

© Panorama.al

Te lidhura