Italia i kërkon 38 milionë euro Diego Maradonës

Jan 12, 2012 | 12:38

Maradona duhet të përballet me një tjetër proces gjyqësor në Itali. Pak kohë më parë, atij iu morën dy vathë prej diamanti, për shkak të një kredie të papaguar në Napoli. Por, këtë herë bëhet fjalë për plot 38 milionë euro. Dega e Thesarit të Italisë e ka akuzuar Maradonën se ka kryer evazion fiskal gjatë viteve 1984-1991, duke mos deklaruar dhe paguar detyrimet përkatëse për të ardhurat që ka pasur si futbollist i Napolit. Bëhet fjalë për plot 38 milionë euro dhe procesi gjyqësor ka filluar ditën e djeshme. Avokatët e Diegos janë mbrojtur, duke pretenduar për parregullsi në dokumentacione.

© Panorama.al

Te lidhura