Ishte në “kafen” e Salianjit, Berisha emëron Xhemal Gjunkshin këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Dec 1, 2025 | 16:21

Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit Sali Berisha.

xhemal gjunkshi

Vendimi, i nënshkruar ditën e sotme, mbështetet në nenin 46 të Statutit të PD-së dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të PD-së për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për të konsoliduar strukturat e brendshme.

Gjunkshi ka qenë ndër figurat që iu bashkua tryezës së drejtuar nga Ervin Salianji për përditësimin dhe rinovimin e strukturave drejtuese të partisë.

© Panorama.al

Te lidhura