Ish-sekretarja e Ballukut paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm

Apr 30, 2026 | 15:56

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e SPAK.

spak

Sipas burimeve, ajo u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm dhe më pas u largua nga institucioni, pas përfundimit të seancës.

Haxhiademi është thirrur edhe më herët në SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Në qendër të kësaj çështjeje është ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.

© Panorama.al

Te lidhura