Ish-pronarët, ndryshon formula e kompensimit

Mar 10, 2011 | 9:49

Gazeta boton të plotë vendimin, sipas të cilit, i vetmi kriter për subjektet është që të ketë një vendim të njohur për kompensim, ndërsa radha e kompensimit do të bëhet sipas kronologjisë së tij, pra nga vendimi më i vjetër. Vendimi ka përcaktuar vetëm tri kushte, sipas të cilave, asnjë ish-pronar që ka përfituar më parë kompensim financiar nuk mund të aplikojë. Kreu i AKKP-së, Elvis Cefa tha dje për gazetën se janë lehtësuar procedurat me këtë vendim. Sipas tij, janë hequr disa barriera, si për shembull kriteri që të mos kesh përfituar me ligjin 7501 apo edhe kriteri deri në 200 m2. “Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone”, thuhet në vendim.
Formula e metrave
Sipas formulës së re për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 m2, masa e kompensimit do të jetë 200 m2. Më tej për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 m2 deri në 3 000 m2, masa e kompensimit do të jetë 300 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 3 000 m2 deri në 5 000 m2, masa e kompensimit do të jetë 400 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 5 000 m2, deri në 10 000 m2, masa e kompensimit do të jetë 500 m2. Ndërsa, për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 m2, masa e kompensimit do të jetë 600 m2. Kreu i AKKP-së, Cefa, tha se pritet që këtë vit të ketë një rritje të kërkesave për kompensim financiar.
Kompensimi 2011
Sipas vendimit, vetëm 5 ditë pas hyrjes së tij në fuqi, do të hapet procedura për kompensimin financiar për vitin 2011. Subjektet do të kenë vetëm 1 muaj kohë për të aplikuar. Ato që kanë aplikuar në vitet e kaluara nuk do të paguajnë taksën e aplikimit, e cila është 2 mijë lekë. Kreu i AKKP-së, Elvis Cefa, tha se për këtë vit janë 1 miliardë lekë në dispozicion ose afërsisht 10 milionë dollarë.

Masa e kompensimit

1- Për pronat deri në 1500 m2, do kompensohen vetëm 200 m2.
2-Për pronat mbi 1500 m2, deri në 3 000 m2, do kompensohen vetëm 300 m2.
3-Për pronat mbi 3 000 m2, deri në 5 000 m2, do kompensohen vetëm 400 m2.
4-Për pronat mbi 5 000 m2, deri në 10 000 m2, do kompensohen vetëm 500 m2.
5-Për pronat mbi 10 000 m2, do kompensohen vetëm 600 m2.
6-Në vendimin e mëparshëm të shfuqizuar nga Qeveria, kompensimi jepej deri në 200 m2

Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF

 

ERALD KAPRI

 

 

© Panorama.al

Te lidhura