VIDEO/ Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Nov 13, 2025 | 13:49

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur në SPAK.

Në pamje shihet teksa ish-kryepolici futet brenda ambienteve të prokurorisë së posaçme, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në organin e akuzës.

Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga posti më 5 shtator 2024. Ai mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për dy vite.

© Panorama.al

Te lidhura