Ish-banorët harrojnë zënkat, të gjithë bashkë në Karaoke

Mar 12, 2011 | 14:23

Me daljen nga shtëpia e vëzhguar, duket se banorët e “Big Brother 4” harrojnë çdo zënkë, inat e qejfmbetje mes njëri-tjetrit. Kështu siç e shihni në këto foto, ata pasi dalin nga gara bëhen të gjithë bashkë dhe festojnë e argëtohen në klubet e natës në Tiranë, si miq të vjetër dhe shumë të dashur me njëri-tjetrin. Siç e shihni, paparaci ynë i ka fotografuar në “Magic 4” karaoke, ndërsa kanë qenë duke u argëtuar bashkë; Toros, Ervin, Elisa, Klaudia, Emilio, Shkëlqimi e Jonela, duke konsumuar alkool e duke kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.
Pasi dalin nga shtëpia, ku përfshihen nga tensioni i lojës, ish-banorët lidhen shumë më tepër me njëri-tjetrin, duke pritur javë pas jave të eliminuarin e ri që del nga shtëpia. Duket si lideri i grupit jashtë shtëpisë është Toros, i cili i mbledh bashkë banorët çdo fundjavë për t’u argëtuar. Ndërsa në këto foto bën përshtypje Shkëlqimi, i cili shfaqet shumë më simpatik dhe i çlirët në jetën reale jashtë shtëpisë së BB.

© Panorama.al

Te lidhura