Irlandë, formohet qeveria e qendrës së djathtë

Mar 7, 2011 | 9:35

Partia e qendrës së djathtë irlandeze, “Fine Gael” dhe Partia Laburiste ranë dakord për formimin e një koalicioni qeveritar. Kryetari i partisë Fine Gael dhe Kryeministri i përcaktuar, Enda Kenny, pohoi në Dublin se marrëveshja është arritur. Pas fitores së qartë në zgjedhje të opozitës, aleanca midis Fine Gaelit dhe laburistëve konsiderohej e mundshme. Kryeministri i deritanishëm, Brian Kouen, i humbi zgjedhjet e fundit për shkak të reagimit jofunksional për krizën e bankave dhe të huave. Kenny do të bindë tani Bashkimin Europian, që të zbusë kushtet që duhet të përmbushë Irlanda. Irlanda mori prej BE-së dhe FMN-së një paketë shpëtimi prej 85 miliardë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura