Irani akuzon Italinë dhe Rumaninë: Janë bashkëpunëtore në luftë, duhet të japin shpjegime

Jun 25, 2026 | 13:19

Irani ka akuzuar Italinë dhe Rumaninë se janë bashkëpunëtore në luftën e SHBA kundër tyre një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se nga bazat e tyre ishin ngritur avionë amerikanë.

irani raketa

Sipas Teheranit, ata “duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre dhe botës pse zgjodhën të bashkëpunonin në këtë akt të hapur agresioni dhe në kryerjen e mizorive masive kundër popullatave iraniane”.

“Italia dhe Rumania janë përmendur në mënyrë të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s si pjesëmarrëse në agresionin kundër Iranit.

Ato, së bashku me të gjitha vendet e tjera evropiane që mbështetën agresionin amerikano-izraelit kundër Iranit, duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre dhe botës pse zgjodhën të bashkëpunonin në këtë akt të hapur agresioni dhe në kryerjen e mizorive masive kundër popullatave iraniane në Minab, Lamerd, Teheran, Isfahan, Sanandaj, Hamadan, Tabriz, Shiraz, Bandar Abbas.” , tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqei.

© Panorama.al

Te lidhura