Leonardo është shumë i kënaqur për fitoren me Leçen dhe ka bërë një koment për derbin me ish-skuadrën e tij, që do të luhet më 2 prill: “Për mua, ato që kam kaluar tek Milani, kanë qenë 13 vite të rëndësishme që s’do t’i harroj asnjëherë. Nëse kthej kokën pas, më kujtohen shumë momente të bukura. Derbi? Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë taktike mes dy skuadrave të mëdha që duan me patjetër të fitojnë. E ardhmja? Nuk e di ende se çfarë do të bëhem kur të rritem”.











