TIRANE- Stefan Fule, Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian ndodhet sot per nje vizite ne Tirane. Vizita e tij, konfirmuar nga zyra e BE-se ne vendin tone behet ne kuader te zhvillimit te tryezes se integrimit, nisur sot ne Tirane, ne prani te zevendes drejtorit per zgjerimin, Stefano Sannino.
Sipas axhendes, mesohet se Fule, do të marrë pjesë në tryezën ku ka nisur diskutimi per plotesimin e 12 kushteve te Bashkimit Europian si detyre per Shqiperine ne kuader te integrimit te vendit ne familjen europiane.
“Synimi është nxitja për reformat e nevojshme që duhen bërë në mënyrë që të adresohen me efikasitet këto prioritete kyce. E sigurisht që një gjë e tillë nuk do të ishte e mundur pa një dialog konstruktiv. E kemi thënë shpesh këtë dhe komisioneri Fyle do ta nënvizojë dhe në seminarin e Tiranës mbi planin e aksionit, se duhet ndërtuar besimi dhe konsensusi mes dy krahëve kryesorë politikë, përmes një diskutimi produktiv mes palëve mbi axhendën europiane të vendit”, ka deklaruar zedhenesja e BE, Natasha Butler.
Me tej, Fule mesohet se do te kete takime me krere te shtetit, qe nga presidenti i vendit, Bamir Topi, kryeministri Berisha si dhe nje takim me liderin e opozites, Edi Rama.
© Panorama.al











