Integrimi, ambasadori i BE: Luftoni korrupsionin

Mar 4, 2011 | 13:27

TIRANË- “Integrimi i Shqipërisë në BE varet nga plotësimi i kritereve dhe pikë kyçe mbetet lufta ndaj korrupsionit”. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi gjatë fjalës në komitetin kundër korrupsionit.

Sipas tij, Shqipëria duhet të dyfishojë luftën kundër korrupsionit dhe të bëjë shumë më tepër për reformat në drejtësi.

Ai ka konstatuar se në rrugën e saj integruese drejt familjes evropiane, vendi ynë ka ende punë për të bërë. Sequi ka nënvizuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin politik dhe po aq edhe atë mes institucioneve në vend. Sipas ambasadorit te BE-se, kujdes i duhet kushtuar edhe financimit te partive politike.

© Panorama.al

Te lidhura