Ina Rama: Imuniteti na pengon për hetimet

Mar 11, 2011 | 10:35

TIRANE- Ndryshim te Kodit te Procedures Penale dhe perparesi ceshtjes se imunitetit ka kerkuar edhe kryeprokurorja Ina Rama. Duke folur ne tryezen e rrumbullaket nga Ministria e Drejtësisë dhe EURALIUS,  Rama theksoi se ndryshimet ne Kod jane te nevojshme dhe duhet te shkojne paralelisht me zhvillimet ne vendet e tjera.

“Kodi i ri duhet të garantojë dhe të lejojë prokurorin në marrjen e provave dhe gjatë hetimeve të fshehta. Gjithashtu duhet të ketë mekanizma ligjorë për të garantuar gjykimin e pandërprerë”- tha ajo.

Duke u ndaluar ne ceshtjen e imunitetit, Ina Rama perseriti se ai mbtet enje problem shume i madh ne hetimin e zyrtareve te larte qe jane te veshuar me imunitet.  “Imuniteti mbetet problematik dhe shmang ndëshkimet”- tha ajo.

Kryeprokurorja nenvizoi si shqetesues edhe praktikat gjyqesore të ndryshme për cështje të ngjashme dhe per kete sipas saj, duhet unifikim i praktikës gjyqësore.

© Panorama.al

Te lidhura