Imami në Shkup, AK: Fyerje simboleve kombëtare

Jan 22, 2012 | 10:19

TIRANË- Skandaloz dhe përdhosje të simboleve kombëtare e ka quajtur Aleanca “Kuq e Zi”, faktin që flamuri shqiptar nuk ishte i pranishëm gjatë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.

Reagimi ka ardhur përmes një deklaratë për shtyp të AK, e cila akuzoi ministrin dhe veprimin e vlerësoi si një “turp kombëtar”.

Sipas AK, kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.

”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë. Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”- thuhet në deklaratën e AK.

© Panorama.al

Te lidhura