Ilirët kusarë, AK në Shkup: Të korrigjohen tekstet

Sep 3, 2011 | 13:13

TETOVË- Aleanca Kuq e Zi, dega Maqedoni reagon për problemet me tekstet mësimore të këtij viti dhe shtrembërimet e tyre në dëm të shqiptarëve.

Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësuesi i kësaj dege, Valon Kurtishi gabimet e shhumta e të qëllimshme janë me prapavijë të caktuar politike.

“Aleanca Kuq e Zi dënon ashpër shtrembërimet historike dhe fyerjet që i bëhen komunitetin shqiptar, kulturës, trashëgimisë dhe gjithë asaj që përbën identitet nacional të tij, në librin shkollor të klasës së VI. Në këto tekste kosiderohet që “Ilirët kanë qenë kusarë”- thuhet në deklaratë.

Aleanca Kuq e Zi  kërkon që Komisoni Nacional i ish Repuplikës Jugosllave të Maqedonisë sa më shpejtë të përmirësojë gabimet e qëllimshmë në këtë libër si dhe dorëheqjen e menjëhershme të z.Zoran Radiq nga posti i kryetarit të Komisionit Nacional për Librat Shkollorë.

Aleanca Kuq e Zi kërkon që gabimet e këtij lloji të mos përsëriten më në të ardhmen, kurse autorët e tyre të përgjigjen përpara organeve kompetente.

Sipas saj, së shpejti në bashkëpunim edhe me organziatat tjera simotra civile do të dalë me një propozim dhe projekt konkret për unifikimin e librave të gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë dhe gjeografisë kombëtare për gjithë nxënësit shqiptarë në Ballkan dhe kudo janë ata në emigracion.

© Panorama.al

Te lidhura