Milani merr një pikë të vuajtur kundër Barit, dhe jo vetëm që nuk i jep goditjen vdekjeprurëse Interit, përsa i përket luftës për titull, por ua shton shpresat ndjekësve duke treguar se nuk e ka marrë ende veten nga ai eliminim në Ligën e Kampioneve. Në minutën e 39-të ka qenë Rudolf, i cili falë një kryevepre personale tundi rrjetën e portierit Abiati, që e kishte ruajtur të paprekur atë për tri ndeshje. 45 minutat e dyta nisin me një presing të kuqezinjve dhe me Barin që qëndron i mbyllur në portën e tij. Në minutën e 73-të, Ibrahimoviç kalon cakun teksa godet mbrojtësin e Barit, Marko Rosin, me grusht në stomak, duke merituar kartonin e kuq. Por ai që i ka evituar Milanit humbjen e tretë në “San Siro”, pas asaj kundër Romës dhe Totenhemit, ka qenë Antonio Kasano, që e ka transformuar në gol, ndërsa derbi roman i ka shkuar Romës. Françesko Toti është heroi i verdhekuqve, falë dopietës që ka realizuar ndaj Lacios. Kapiteni zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë falë një goditjeje dënimi të realizuar nga 20 metra largësi. Dy minuta më pas, arbitri jep penallti për Romën, pas një faulli të Biavës në dëm të Simplisios. Tensioni rritet dhe Taliavento ndëshkon me karton të kuq Ledezmën, ndërsa kapiteni i Romës shënon nga pika e 11-metërshit. Në ndeshjet e tjera, Udineze ka kaluar Lacion në tabelën e klasifikimit dhe është pjesë e zonës Champions, pasi ka shkatërruar Kaljarin 4-0. Fatin e takimit e ka vendosur Benatia, një gol-kryevepër që mban firmën e Sançez dhe një dopietë e Di Natales, e cila vulos fitoren. Ndërkohë, Bolonja ka mundur Leçen falë golit të Ramirezit, ndërsa Fiorentina siguron suksesin në transfertën e Kievos. Në fund, Napoli ka fituar në transfertë ndaj Parmës, duke rimarrë vendin e tretë.
Serie A
Të premten
Breshia-Inter 1-1
Karaçiolo 85’/ Eto’o 18′
Të shtunën
Çezena-Juventus 2-2
Jimenez 41′ (p), Parolo 80’/ Matri 19′, 35′
Dje
Milan-Bari 1-1
Kasano 82’/ Rudolf 39′
Roma-Lacio 2-0
Toti 70′, 93′ (p)
Kaljari-Udineze 0-4
Benatia 43′, Sançez 44′, Di Natale 48′, 54′
Katania-Sampdoria 1-0
Llama 75′
Kievo-Fiorentina 0-1
Vargas 48′
Xhenova-Palermo 1-0
Floro Flores 77’
Leçe-Bolonja 0-1
Ramirez 33′
Parma-Napoli 1-3
Paladino 29’/ Hamsik 52′, Laveci 56′, Maxhio 87′
Renditja
Nr. Ekipi ND P
1. Milan 29 62
2. Inter 29 57
3. Napoli 29 56
4. Udineze 29 53
5. Lacio 29 51
6. Roma 29 49
7. Juventus 29 42
8. Fiorentina 29 40
9. Palermo 29 40
10. Kaljari 29 39
11. Bolonja 29 39
12. Xhenoa 29 38
13. Kievo 29 32
14. Katania 29 32
15. Sampdoria 29 31
16. Parma 29 29
17. Çezena 29 29
18. Leçe 29 28
19. Breshia 29 26
20. Bari 29 17











