“I pabesi ka kërkuar besë!”- Biznesmeni Erlind Xhindi: Gent Progni u kërcënua nga një njeri i veshur me imunitetin e policisë

Jul 27, 2026 | 20:50

Biznesmeni Erlind Xhindi, gjatë fjalës së tij në podiumin e protestës para Kryeministrisë, dënoi kërcënimin ndaj aktivistit Gent Progni, duke deklaruar se ai u kërcënua me thikë nga një person civil gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit.

protesta dita e 58

Në fjalën e tij, Xhindi u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos zbatojnë më urdhrat politikë, ndërsa përmendi edhe emrin e Ergys Agasit, duke iu referuar deklaratave që aktivisti Gent Progni kishte bërë më herët lidhur me lidhjet e autorit të dyshuar me një biznesmen të shpallur në kërkim.

“Sot Genti është kërcënuar te protesta të Parlamenti, një turp i madh. U kërcënua nga një qen me pagesë, i veshur me imunitetin e policisë. Ata që flasin në emër të shtetit të kenë kujdes. Nisni mosekzekutimin e urdhrave politikë, mos ndiqni Ergys Agasin, sepse ne jemi të aftë t’ju vemë përpara. Jeni makineri kriminelësh, ne do të vdesim këtu në shesh.

I pabesi ka kërkuar besë dhe ka bërë autokritikë. Ka marrë një document të Ramiz Alisë tek arkiva dhe i ka ndryshuar datën e ka hedhur në popull si të tijën”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura