I dënuari më 12 vjet burg, ekstradohet nga Austria

Sep 2, 2011 | 17:22

Ergys Tasim Gjioveshaj, vjeç 27, lindur në Vlorë, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje është ektraduar nga Austria për në Shqipëri. Ekstradimi është bërë nga zyra qëndrore e Interpol Tirana, pasi ky shtetas ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë, për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”

Ergys Gjioveshaj është arrestuar me qëllim ekstradimi me datë 17 qershor 2011 në Vjenë, Austri, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Vjenën.

Pas mbërritjes në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

© Panorama.al

Te lidhura