I dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e mëparshëm dhe rihap procesin për Arben Frrokun

Feb 18, 2026 | 11:22

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rihapë çështjen për Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Vendimi është marrë më datë 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në GJK, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të së njëjtës gjykatë.

frroku-lamaj

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e marrë në vitin 2018, ku la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe ka pranuar kërkesën e Frrokut për rihapjen e procesit.

Arben Frroku u dënua përjetë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij.

Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

© Panorama.al

Te lidhura