I biri aktivist u shoqërua gjatë protestës te Kuvendi, babai i Gent Prognit: Populli do t’i çojë në vendin që meritojnë kriminelët që janë në pushtet

Jul 2, 2026 | 15:05

Babai i ekspertit të IT-së dhe aktivistit, Gent Progni, i cili u shoqërua në polici gjatë protestës së sotme para Kuvendit, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen revoltës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

i ati i gentit

Në një komunikim për News24, ai deklaroi se policët nuk guxojnë të flasin për shkak se kanë frikë pushtetin, ndërsa shtoi se kriminelët që drejtojnë shtetin do të shkojnë në vendin që meritojnë nga populli.

“Policët që janë në shërbim janë memecë. Nuk guxojnë të flasin, kanë frikë se po hapën gojën nuk do të hanë bukë më. Nuk e kuptojnë se populli do ti çojë në vendi e vet kriminelët që janë në pushtet. Me djalin kam 4 orë që nuk kam kontakt.”, tha ai.

Në thirrjen drejtuar shqiptarëve, ai tha:

“Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen për tokën, fëmijët, për të ardhmen, Shqipërinë dhe kombin shqiptar”.

© Panorama.al

Te lidhura