Hyka: Kuzhe, jam gati të të bind

Mar 22, 2011 | 9:40

“Forma ime jo e mirë në atë periudhë ndikoi të mos grumbullohesha. Ndërsa tani mendoj se u grumbullova, sepse edhe treguesit fizikë janë përmirësuar ndjeshëm. Duke qenë pjesë e vazhdueshme e ekipit kombëtar, lënia jashtë, qoftë edhe në një rast, të dëshpëron, por edhe të mobilizon. Këto janë zgjedhje të trajnerit dhe unë i pranoj. Vetë Kuzhe më ka telefonuar dhe më bindi përse nuk u thërrita. Forma ime linte për të dëshiruar dhe, si pasojë, mungesë aktivizimi. Ndikoi ndërrimi i skuadrave dhe ana psikologjike nuk ishte më e mira. Gjithsesi, jam i lumtur që ndodhem përsëri këtu. Kjo është edhe më e rëndësishmja,”- ka thënë Hyka.

© Panorama.al

Te lidhura