Holanda e Spanja, gola, spektakël dhe kualifikime

Mar 30, 2011 | 11:24

Holanda dhe Spanja kanë fituar me goleada ndeshjet e mbrëmshme, duke bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Vetëm matematika i mban këto skuadra ende në garë me rivalet në grup për Euro 2012.Holanda vuajti me Hungarinë pasi miqtë arritën jo vetëm të barazonin, por edhe të kalonin në avantazh në fraksionin e dytë të lojës. Por prej minutës së 60-të nisi goleada e “tulipanëve”, e cila pat nisur me Van Persien (13′) dhe vazhdoi me Shnajderin (63′), Van Nistelroin (73′) dhe dopietën e Kajt (78′, 81′). Për Hungarinë shënuan Rudolf (46′) dhe Zoltan Gera, dy herë (50′, 75′). Holanda ka kështu 18 pikë në gjashtë ndeshje duke kryesuar bindshëm grupin e vet. Fitore të bukur bëri edhe Spanja në Lituani, në një fushë patatesh. Ksavi Hernandez (19′), një autogol i Kijanskas (70′) dhe Mata (83′) i dhanë fitoren kampionëve të botës, ndërsa për lituanezët shënoi Stankevicius (57′). Po në këtë grup Çekia mundi pa probleme Litenshtejnin duke mbetur në vendin e dytë në renditje. Në ndeshjet e tjera Suedia ka shënuar fitore 2-1 kundër Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të grupit E. Mikael Lustig kaloi vendasit në epërsi (30′), para se Zlatan Ibrahimoviç të dështonte nga pika e bardhë e penalltisë (43′). Në fraksionin e dytë të lojës Sebastian Larson dyfishoi rezultatin (82′), ndërsa minutat shtesë (90’+2), Aleksandru Suvorov shënoi golin e vetëm për mysafirët dhe vendosi rezultatin përfundimtar. Pas kësaj fitoreje, Suedia ngjitet në vendin e dytë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Hungaria një vend më poshtë. Ndërsa Kombëtarja turke e ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-0, duke shpresuar që të sigurojë “play-offin” nga grupi A. Arda Turan (28′) dhe Gokan Gonul (77′) ishin heronjtë e Turqisë, ndërsa Stefan Maierhofer dështoi të ngushtonte rezultatin për Austrinë nga pika e bardhë (85′). Me tri pikët e reja, Turqia mban vendin e tretë me nëntë pikë dhe para saj renditet Belgjika e cila sigloi një fitore kundër Azerbajxhanit. Në grupin C Estonia ndali në barazim 1-1 Serbinë edhe pse këta të fundit patën kaluar të parët në avantazh. Ndërsa në grupi F Izraeli mundi minimalisht Gjeorgjinë falë një goli të Haim, të shënuar në minutën e 59-të.

EURO 2012/ Ndeshjet

Grupi A
Turqi-Austri        2-0
Arda Turan 28′, Gonul 77′
Belgjikë-Azerbajxhan    4-1
Vertongen 2′, Simons 32′ (p), Çadli 45′, Vosen 74’/ Abushev 17′

Renditja
Shteti    ND    P
Gjermania    5    15
Belgjika    6    10
Turqia    5    9
Austria    5    7
Azerbajxhan    4    3
Kazakistan    5    0

Grupi C
Estoni-Serbi        1-1
Vasiljev 84’/ Panteliç 38′
Ir.Veriut-Slloveni    0-0

Renditja
Shteti    ND    P
Italia    5    13
Sllovenia    6    8
Serbia    6    8
Estonia    5    7
Ir.Veriut    5    6
Ish.Faroe    5    1

Grupi E
Suedi-Moldavi        2-1
Lustig 30′, S.Larson 81’/ Frunza 90′
Holandë-Hungari    5-3
Van Persie 13′, Shnajder 63′, Van Nistelroi 73′, Kajt 78′, 81’/ Rudolf 46′, Gera 50′, 75′

Renditja
Shteti    ND    P
Holanda    6    18
Hungaria    6    9
Suedia    4    9
Moldavia    5    6
Finlanda    4    3
San Marino    5    0

Grupi F
Izrael-Gjeorgji        1-0
Haim 59′

Renditja
Shteti    ND    P
Greqia    5    11
Kroacia    5    10
Izraeli    6    10
Gjeorgjia    6    9
Letonia    5    4
Malta    5    0

Grupi I
Çeki-Litenshtejn        2-0
Barosh 3′, Kadlec 70′
Lituani-Spanjë        1-3
Stankevicius 57′, Ksavi Hernandez 19′, Kijanskas 70′ (autg), Mata 83′

Renditja
Shteti    ND    P
Spanja    5    15
Çekia    5    9
Skocia    4    4
Lituania    4    4
Litenshtejn    4    0

© Panorama.al

Te lidhura