
Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos japin para personave të cilët kërkojnë para në këmbim të shpejtimit të procesit të hipotekimit të banesave.
Në një dalje publike, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha tha se janë denocnuar raste nga njësia bashkiake Nr.6, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e Bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për t’iu përshpejtuar procesin e hipotekimit.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi ligji dhe vetem ligji do të jetë orientimi i vetëm i bashkisë së Tiranës në punen e saj, dhe jo sekserët
Lidhur me denoncimet, Bashkia e Tiranës ka ndjekur rrugën ligjore duke i përcjellë materialet për rastet në fjalë, pranë Policisë dhe Prokurorisë.
© Panorama.al











