ELBASAN- Hetimet e para te policise mbi masakren ne Elbasan, jane perqendruar ne pisten e hakmarrjes qe implikon vellane e trete te familjes Mahmutaj. Ndonese ende ne hetim, e asgje perfundimtare thuhet se shkak i krimit eshte Andon Mahmutaj, i skeduar per disa vrajse, ne Itali e Spanje, si dhe per nje tentative vrasje ne Elbasan, vetem dy vite me pare.
Burimet policore bejne me dije se Andon Mahmutaj 46 vjeç eshte person i shpallur ne kerkim. Sipas policisë në vitin 2009 ai i ka bere atentat në qytetin e Elbasanit shtetasin me inicialet A.B, i cili ka shpetuar nga plumbat dhe ka identifikuar pikershit Mahmutajn si autor.











