Hetimet e EULEX, Limaj: Gati të lë imunitetin

Mar 18, 2011 | 9:27

PRISHTINE- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, njeheresh deputet i Kuvendit te Kosoves ka vendosur të heqe dorë nga imuniteti, në mënyrë që të mos pengohen, siç tha ai, hetimet e nisura ndaj tij nga ana e EULEX-it.  Ai ka perseritur ate qe tha edhe diten e shoqerimit se “beson në pastërtinë e luftës që ka bërë, luftës së UÇK-së, ndaj është i gatshëm të ballafaqohet kurdoherë me drejtësinë”.

Tani i mbetet Kuvendit të Kosovës për te vendosur nese do votoje per heqjen e imunitetit te tij apo jo. Vete Limaj tha se me këtë vendim shpreh edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, por kërkoi nga misioni evropian për sundimin e ligjit që drejtësia të mos kufizohet vetëm në rrafshin e tij. Ai me këtë rast përmendi edhe veriun e Mitrovicës si vend ku nuk sundon ligji, dhe ku askush nuk po mundet të shtrij ndikimin e tij aty.

Ish-ministri i Transportit, Limaj, tha se ka qenë të mërkurën në takim me zyrtarë të EULEX-it, por as ai as mbrojtja e tij nuk kanë ndonjë dokument zyrtarë që dëshmon se ndaj tij është ngritur aktpadi. Ai tha se beson në pastërtinë e luftës që ka bërë, në pastërtinë e luftës së UÇK-së, ashtu sikur që beson se do të dal i pastër edhe nga hetimet tjera që misionin evropian ka ngritur ndaj tij si i dyshuar për korrupsion.

Policia e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën disa ish-luftëtarë të UCK-së, si të dyshuar për krime lufte, ndërkaq në mbrëmje, të njëjtën ditë, zyrtarë të misionit evropian kanë marrë në pyetje edhe deputetin Limaj, pasi ky i fundit iu dorëzua vullnetarisht drejtësisë. Gjatë luftës, Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.

© Panorama.al

Te lidhura