Një vajzë 34-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi sipas policisë dyshohet ë ajo ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Blutë e kryeqytetit thonë se ngjarja ka ndodhur në banesën saj në Fushë Krujë. E reja u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.
“Është dërguar në spital, një shtetase 34 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë në banesë, në Fushë Krujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
© Panorama.al












