Sekretari i Pentagonit, Pete Hegseth, konfirmoi të mërkurën se personi që udhëhoqi komplotin për vrasjen e Donald Trump është vrarë në sulmet ndaj Iranit.
“Udhëheqësi i njësisë që u përpoq të vriste Presidentin Trump është ndjekur dhe vrarë”, tha Hegseth në një konferencë për shtyp në Pentagon.
Komploti u organizua në vitin 2024, kur prokurorët federalë nën administratën e Biden akuzuan 51-vjeçarin iranian Farhad Shakeri dhe dy burra nga Nju Jorku për drejtimin e një operacioni vrasjeje me pagesë në emër të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.
Qëllimi, tha departamenti i drejtësisë në atë kohë, ishte hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga Trump në vitin 2020.
Prokurorët thanë se Shakeri ishte udhëzuar personalisht nga një zyrtar i IRGC-së për të vrarë Trumpin gjatë fushatës presidenciale.
© Panorama.al












