Haxhiu: Tirana do të ketë fatin e Skënderbeut

Mar 16, 2011 | 11:48

Besa vjen në Tiranë për të bërë surprizën e radhës. Verdhezinjtë e drejtuar nga Gerd Haxhiu, do të synojnë të përsërisin ndeshjen e parë çerekfinale në kupë, kur mundën në transfertë Skënderbeun. “Mungesat kanë qenë gjithmonë një shqetësim për mua, që kur kam ardhur në drejtim të Besës. E thashë edhe në fundin e ndeshjes me Skënderbeun se do të doja që të kisha në dispozicion të gjithë skuadrën dhe lojtarët titullarë, por kjo nuk do jetë e mundur”, tha fillimisht trajneri kavajas. Ai ka arritur që mes shumë vështirësive ta drejtojë suksesshëm Besën në Kupën e Shqipërisë, duke skualifikuar një prej ekipeve pretendente si Skënderbeu. Nisur nga kjo, tekniku i verdhezinjve gjykon se Besa e tij mund të bëjë më të mirën e mundshme. “Llogaritë bëhen kollaj: nëse eliminuam Skënderbeun, mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Tiranën”, ka thënë dje trajneri Haxhiu.

© Panorama.al

Te lidhura