Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, u takua në Izrael me homologun e tij, Avigdor Lieberman. Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik. “U diskutua mbi organizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta për të sjellë më afër komunitetet e biznesit të dy vendeve, si dhe për të eksploruar mundësitë konkrete për investimet izraelite në Shqipëri. Si fusha të bashkëpunimit ekonomik u identifikuan: turizmi, bujqësia, energjia, infrastruktura, tek-nologjia e informacionit etj”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në kuadër të vizitës në Jeruzalem, Haxhinasto bëri një vizitë në Muzeun e Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit në Yad Vashem, ku vendosi edhe një kurorë në përkujtim dhe nderim të tyre. Ministri i Jashtëm do të ketë takime edhe me zv.kryeministrin dhe ministër i Energjisë Atomike, me zv.kryeministrin dhe ministri për Çështje Strategjike, si dhe me ministrin e Infrastrukturës Kombëtare.











