Rikthehet Hamdi Salihi. Sulmuesi shqiptar i kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë trajnerit të tij, Peter Pakult, i cili e ka lanë në stol në ndeshjet e fundit, duke shënuar dy golat e vetëm të takimit të djeshëm. Rapidi fitoi 2-0 ndaj Riedit dhe të dy golat u shënuan nga Salihi. Shkodrani luajti pas shumë kohësh sititullar, duke treguar një superformë. Ai shënoi në minutën e 15-të të pjesës së parë dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 46-të të pjesës së dytë. Futbollisti është vlerësuar maksimalisht edhe nga analistët dhe mediat austriake për lojën e tij. I sigurt duket edhe një përfshirje e tij në skuadrën më të mirë të kësaj jave në kampionatin austriak (publikohet sot). Me dygolëshin e djeshëm, Salihi shkon në kuotën e 12 golave për këtë sezon në bundesligën austriake, duke u renditur si golashënuesi më i mirë i Rapidit dhe i treti në kampionat pas Roman Kienast (Sturm Graz), me 14 gola dhe Roland Linz (Austria Vjenë), me 13 gola.











