Një ditë pas humbjes dramatike kundër Bajernit të Mynihut, trajneri i Hamburgut, Armin Veh, edhe pse nuk dha dorëheqjen, bordi drejtues mori dje vendimin për shkarkimin e tij. Pankina e Hamburgut, deri në gjetjen e pasuesit të trajnerit Armin Veh, do të drejtohet nga asistenti Mikael Oning bashkë me Rodolfo Kardoso. Pas humbjes kundër Bajernit, trajneri Armin Veh deklaroi se do të lagohej në fund të sezonit më 1 korrik. “Nuk do të largohem tani”, nënvizoi Veh, por duhet të ishte iniciativa e drejtuesve të ndodhte largimi i tij i parakohshëm.











